Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

E Premte, 15.05.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe përkrahur në parim këto projektligje:Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-199 për gjykatat, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, si dhe Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit. Me këtë rast, Komisioni formoi edhe grupet punuese.