Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Enjte, 14.05.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2014. Në këtë Raport trajtohen çështje nga lëmi i të drejtave të njeriut dhe zbatimi i një sërë ligjesh të kësaj fushe.
Duke paraqitur këtë Raport, i pari i Institucionit të Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, sqaroi se në të janë paraqitur të gjitha rastet (2224), si dhe rekomandimet (141) lidhur me të.
Komisioni vlerësoi se Raporti i vitit 2014, është përmbajtjesor dhe i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm. Anëtarët e komisionit po ashtu falënderuan Avokatin e Popullit ,Kurteshi, për bashkëpunimin e deritashëm.