Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi...

E Mërkure, 13.05.2015




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, shqyrtoi dy raporte: raportin vjetor nga Zyra e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim, si dhe Raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Me këtë rast, komisoni vlerësoi se Raporti i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është përmbajtësor dhe i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm, ndërkaq, nuk e shqyrtoi Raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim.

Komisoni vlerësoi se përfaqësuesit e kësaj Zyreje nuk janë legjitimë, pasiqë u ka kaluar mandati si udhëheqës të saj.

 

Nga Komisioni për Bujqësi...