Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Mërkure, 13.05.2015




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, formoi disa grupe punuese për amendamentimin e projektligjeve, të cilat kanë arritur në Kuvend dhe janë në procedurën e shqyrtimit.

Grupet e formuara me këtë rast janë: grupi punues për Projektligjin për Avokatin e Popullit, ai për Projektligjin për Barazi Gjinore dhe grupi punues për Projektligjin kundër diskriminimit.

 

 

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...