Lajmet e fundit

Sahatqija priti në takim ambasadorin e Mbretërisë Daneze për Shqipërinë dhe Kosovën, z. Mads Sandau-Jensen

E Marte, 12.05.2015




Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Teuta Sahatqija priti sot në takim Ambasadorin Danez, z. Mads Sandau-Jensen. Sahatqija fillimisht ka falënderuar ambasadorin për vizitën në Prishtinë dhe interesimin për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në mes dy vendeve në fushën e integrimit evropian.


Sahatqija e njoftoi ambasadorin edhe me punën e Komisionit për Integrime Evropiane dhe sfidat e procesit që po kalon Kosova. Gjithashtu, është diskutuar edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe kërkesës për miratimin e 9 ligjeve të cilat janë të rëndësishme për procesin e liberalizimin e vizave.


Po ashtu, u diskutua për rolin e Komisionit në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike, si dhe në veçanti kontributi i këtij komisioni në diplomacinë parlamentare duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Danez.


U shprehen qëndrime të përbashkëta se bashkëpunimi do të thellohet më shumë dhe konfirmimi i Ambasadorit për mbështetje edhe në të ardhmen me qëllim që ta ndihmoj Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian të avancohet dhe më tutje.

 Sahatqija priti në takim ambasadorin e Mbretërisë Daneze për Shqipërinë dhe Kosovën, z. Mads Sandau-Jensen