Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi një grup nxënësish të dalluar nga Prishtina

E Marte, 12.05.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit një grup prej 45 nxënësish të dalluar Gjimnazit "Eqrem Çabej" nga Prishtina, pjesë e projektit "Fuqizimi përmes Lidershipit", të shoqëruar nga deputetja Njomza Emini dhe zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Jeffrey Jamison.

Duke ritheksuar përkushtimin e tij për t'i ofruar publikut qasje të plotë në mjediset dhe punën e institucionit më të lartë legjislativ të vendit, kryetari Veseli bëri një përshkrim të funksioneve kushtetuese të Kuvendit, rolit, punës dhe përbërjes së tij, ndërsa u ndal në çështje të rëndësishme të punës së përditshme, që lidheshin me mënyrën e vendimmarrjes.

Nxënësit, nga ana e tyre, falënderuan kryetarin Veseli për pritjen e ngrohtë dhe adresuan një varg pyetjesh lidhur me aspekte të ndryshme të funksionimit dhe mbarëvajtjes së punës së Kuvendit, por edhe me zhvillimet aktuale politike në vendin tonë.

Duke u përgjigjur në pyetjen përkitazi me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për uljen e papunësisë dhe hapjen e vendeve të lira të punës, kryetari Veseli tha se përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët është preokupim i çdoditshëm e institucioneve dhe në këtë funksion, ligjet e fushës ekonomike do të trajtohen me prioritet nga ana e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit u ndal edhe në rëndësinë e ngritjes së cilësisë së arsimit, si parakusht për zhvillim më të madh e të qëndrueshëm ekonomik.

"Pa edukim cilësor, nuk mund të kemi zhvillim ekonomik", theksoi kryetari Veseli.

 

Kryetari Veseli takoi një grup nxënësish të dalluar nga PrishtinaKryetari Veseli takoi një grup nxënësish të dalluar nga PrishtinaKryetari Veseli takoi një grup nxënësish të dalluar nga PrishtinaKryetari Veseli takoi një grup nxënësish të dalluar nga Prishtina