Lajmet e fundit

Kryetari Veseli dhe Kongresmeni Rohrabacher bisedojnë për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

E Hënë, 11.05.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Kongresmenin Dana Rohrabacher, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për mënyrat e kapërcimit të sfidave me të cilat po përballen Kosova dhe qytetarët e saj.


Kryetari Veseli e falenderoi Kongresmenin Rohrabacher për ndihmën e pakursyer që Kongresi Amerikan dhe Qeveria Amerikane kanë dhënë e po japin për Kosovën, ndërsa vlerësoi se historia e lirisë së Kosovës është e pandashme nga emri i SHBA-ve.


Kreu i Kuvendit e njoftoi kongresmenin amerikan me proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe punën e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e detyrave që dalin para tyre në këto procese, me theks të veçantë, në rrugëtimin për t'u bërë pjesë e strukturave euro-atlantike.


Z. Veseli e vlerësoi të paharrueshëm fjalimin mbështetës të z. Rohrabacher mbajtur në Kongresin Amerikan, gjatë luftës në Kosovë, ku ai krahasonte Luftën çlirimtare të popullit të Kosovës me Revolucionin e madh amerikan të shekullit XVIII, nga i cili dolën Shtetet e Bashkuara të Amerikës - modeli universal i lirisë dhe demokracisë.

Kryetari Veseli dhe Kongresmeni Rohrabacher bisedojnë për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve Kryetari Veseli dhe Kongresmeni Rohrabacher bisedojnë për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve Kryetari Veseli dhe Kongresmeni Rohrabacher bisedojnë për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve