Lajmet e fundit

Ka përfunduar afati i konkursit për Avokat të Popullit

E Premte, 08.05.2015




Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i konkursit për Avokat të Popullit të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit të përcaktuar, deri më 7 maj 2015, kanë aplikuar gjithsej 25 kandidatë: Shqipe Ibraj Mala, Isa Hasani, Milaim Çekaj, Selim Leka, Murlan Prizreni, Naile Alaj, Afrim Gashi, Hilmi Jashari, Isuf Musliu, Xhavit Shala, Neshad Asllani, Atdhe Dema, Halil Bllaca, Ramadan Thaçi, Gjylbehare Murati, Fuat Islami, Isuf Sadiku, Gafurr Podvorica, Suzan Novoberdaliu, Nazmije Krasniqi, Brikena Muharremi-Mlinaku, Shqiprim Pula, Haki Krasniqi, Halim Kuliqi dhe Arben Thaqi.

 

 Ka përfunduar afati i konkursit për Avokat të Popullit