Lajmet e fundit

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takohet me përfaqësuesit e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

E Premte, 08.05.2015




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, kishte sot një takim me përfaqësuesit e dy grupeve të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Takimi u bë pas shqetësimeve që i kanë ngritur në Komision këto dy grupe, lidhur me të drejtën rreth statusit të tyre përfaqësues. Komisioni kërkoi nga përfaqësuesit e dy grupeve që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe të funksionojnë normalisht si një asociacion, për të tejkaluar këtë gjendje, që si u tha në takim, dëmton imazhin e këtij asociacioni.

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media u zotua se do të vazhdojë të ndihmojë deri në zgjidhjen e përfundimtare të problemeve të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.

 

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takohet me përfaqësuesit e Asociacionit të Arkitektëve të KosovësKomisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takohet me përfaqësuesit e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës