Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i dytë i seancës plenare

E Premte, 08.05.2015




Në vazhdimin e dytë të seancës plenare, të filluar ditën e mërkurë, deputetët fillimisht kanë shqyrtuar Rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrik , të cilat i ka prezantuar kryetarja e komisionit funksional, Lirie Kajtazi. Ajo ka sqaruar se rekomandimet janë harmonizuar ndërmjet Komisionit për të Drejtat e Njeriut... dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa. Puna ka lëvizur pozitivisht në këtë plan për shkak të pakos së re fiskale të Qeverisë së Kosovës, ka thënë ajo. Pastaj i ka lexuar

Rekomandimete e propozuara :


I. Kryesia e Kuvendit, konform nenit 15.8 të Rregullores së Kuvendit, në seancën plenare të radhës, të radhitë si pikë të veçantë të rendit të ditës, Rekomandimet e harmonizuara lidhur me Peticionin Nr.01/2015-Kundër Shtrenjtimit të Çmimit të Energjisë Elektrike.
II. Kuvendi i Republikës së Kosovës t'i miratojë rekomandimet si vijon:
1. Zyra e Rregullatorit për Energji, në afat prej një muaji nga dita e miratimit të këtij Rekomandimi, t'ia paraqesë për njoftim Kuvendit të Republikës së Kosovës një Raport të veçantë, për të gjitha çështjet e ngritura me Peticion, lidhur me dy rritjet e fundit të çmimit të energjisë elektrike, duke përfshi edhe Analizën e detajuar të çmimeve.

2. Qeveria, në afatin sa më të shpejtë, të procedojë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-146 për Tatimin në Vlerën e Shtuar dhe të propozohet zbritja e TVHS-së në konsumin e energjisë elektrike nga 16% në 8%.

3. Qeveria, të rishikojë listën e përfituesve të kategorive sociale dhe të identifikohen përfituesit që kanë ndryshuar statusin financiar, në mënyrë që të bëhet rishpërndarja e mjeteve buxhetore, në emër të pagesës së energjisë elektrike, për familjet që ende kanë nevojë.
4. Të mos bëhet asnjë rritje e re e çmimeve të energjisë elektrike, deri në Rishikimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për 2015.
Naser Osmani, i cili ka folur në emër të komisionit për Buxhet dhe Financa, ka theksuar se për çështjen e ngritur përgjegjësi kanë: Kuvendi, Zyra e Rregullatorit për Energjinë Elektrike dhe Qeveria e Kosovës. Ai ka pranuar se Kuvendi nuk ka arritur të mbikëqyrë ZRREE-së.

Kanë pasur deklaratat e shefave të grupeve parlamentare.

Magjide Mjaku (PDK), ka pohuar se ky grup parlamentar i mbështet kërkesat e nënshkruesve të peticionit dhe i përkrah edhe rekomandimet e propozuara.

Teuta Sahatqija (LDK), përkujtoi se për këtë çështje gjatë vitit të shkua qe krijuar edhe një komision hetimor. Ajo ka kërkuar që të plotësohen rekomandimet e propozuara. Ulja e TVSH-së i lehtëson familjet për pagimin e çmimit të energjisë elektrike, ka pohuar Sahatqija.

Visar Ymeri (VV), ka theksuar se peticioni ka pritur kohë të gjatë në zyrat e Kuvendit. Ai ka pasur vërejtje pse nuk po diskutojmë për peticionin e qytetarëve, por për rekomandimet e një komisioni. Qytetarët kërkojnë të heqjet fare TVSH-ja, kurse Qeveria thotë se hiqet pjesërisht. Ai ka kërkuar që të shfuqizohet fare vendimi i ZRREE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Teuta Haxhiu (AAK), ka thënë se në Kuvend duhet t'i shqyrtojmë kërkesat e mbi 33 mijë qytetarëve, nënshkrues të peticionit. AAK-ja i përkrah kërkesat e qytetarëve, është shprehur ajo, duke i ftuar edhe deputetët e tjerë që t'i mbështesin kërkesat e shtruara kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Enver Hoti (NISMA), ka theksuar se rekomandimet kanë devijuar nga kërkesat e qytetarëve. Nuk do t' i mbështesim këto rekomandime, ka pohuar ai.

Kujtim Paçaku (6+) ka thënë se tani duhet të bisedojmë për kërkesat e këtyre qytetarëve, numri i të cilëve do të ishte shumë më i madh po t'u jepej mundësia të nënshkruajnë. Ai ka pohuar se grupi i tij parlamentar i përkrah kërkesat e qytetarëve.

Ministri i financave, Abdullah Hoti, ka theksuar se TVSH-ja është përgjysmuar për energjinë elektrike, si dhe ka premtuar se do të rritet edhe mbështetja sociale për qytetarët në skamje.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka polemizuar me ministrin Hoti. Ai ka theksuar pohimet e drejtuesve të prodhuesit të energjisë elektrike se KEK-u ia shet energjinë me të njëjtin çmim KEC-it, pas privatizimit të të cilit është ngritur çmimi i energjisë elektrike për 27 për qind.

Në këtë temë kanë diskutuar edhe deputetët: Sevdie Hlimi, Fatmir Rexhepi, Ali Sadriu, Ylber Topalli, Pal Lekaj,Zafir Berisha, Shpetim Bulliqi, Mytaher Haskuka,Hajdar Beqa,Blerim Grainca, Besnik Bislimi, Zenun Pajaziti dhe Ismajl Kurteshi.

Në diskutime, ndër të tjera u kërkua që të mos shtrenjtohet energjia elektrike dhe të formohet tregu i përbashkët energjetik Kosovë -Shqipëri.

Duke marrë fjalën në përfundim të debatit, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se është e ne nevojshme të bëhet evropianizimi i çështjes së energjisë elektrike, dhe të kihet parasysh çështja e përkujdesjes për qytetarët tanë, "Ne si Kuvend nuk mund të hyjmë në tregun e energjisë elektrike, ndërkaq, tregu duhet të liberalizohet, sepse nëse ai liberalizohet atëherë secili mund të blejë energjinë prej atij që e shet më lirë. Qeveria në këtë rast do të duhej ta luante rolin e vërtetë te KEDS-it e jo ta kemi këtë gjendje me shumë probleme.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se çështja e peticionit të qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike duhen parë me respekt kujdes të shtuar, siç duhen parë edhe tarifat e energjisë elektrike, të trajtohen dhe të hetohen edhe çmimet, si dhe ta ndryshojmë edhe Ligjin për energjinë elektrike. Ai, ndërkaq, ka folur edhe për ngritjen e kapaciteteve të reja prej 600 MGW të Kosovës së Re, si dhe për disa iniciativa për ripërtëritjen e disa gjeneratorëve të Kosovës A (me kapital të huaj), që do të sigurojë një sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike për rreth 20 viteve të ardhshme.

Më pastaj rekomandimet janë nxjerrë në votim, por duke qenë se në seancë kanë qenë 65 deputetë, por në votim nuk kanë marrë pjesë së paku 61 deputetë, siç e kërkon rregulli, ndaj nuk doli e qartë nëse u votuan apo jo rekomandimet e propozuara.
Në debatin parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë tjerë, parashtruesi e ka arsyetuar kërkesën.

Duke i përshëndetur përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Hasani ka përmendur vizitën e Komisionit për Arsim me datë 9 dhe 10 mars 2015, në tri komunat shqiptare. Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka folur për takimet që ka pasur me drejtues. Ai e ka vlerësuan shumë të rëndë gjendjen në arsim shqip në Luginë t¸ Preshevës.

"Sërbia ka burgosur librat shqip", ka theksuar Hasani, duke përkujtuar konfiskimin e librave shqip nga policia serbe në sytë e nxënësve shqiptarë të atjeshëm. Ai ka folur për përshtypjet e tij dhe të anëtarëve të tjerë të Komisionit gjatë vizitave të realizuara nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës, për takimet me kryetar¸ të Komunave. Kemi konstatuar se arsimimi n¸ gjuh¸n shqipe është i diskriminuar me mungesë të teksteve shkollore në gjuhën amtare, ka thënë Hasani, duke e cilësuar shqiptarët e Luginës së Preshevës komunitetin më të izoluar të Evropës.. Ai ka kërkuar të vihen masa reciproteti me Qeverinë e Serbisë në planin e arsimit dhe njohjes së diplomave.
Në përfundim të fjalës së tij Hasani ka prezantuar rekomandimet e Komisionit për Arsim... të cilat ka kërkuar që të votohen nga deputetët:

REKOMANDIME

Qeveria e Republik¸s s¸ Kosov¸s t¸ obligohet, q¸ p¸r shqiptar¸t n¸ Lugin¸ t¸ Preshev¸s :

1. T¸ b¸j¸ furnizimin me tekste dhe harta shkollore për shkollat fillore dhe t¸ mesme n¸ Lugin¸ t¸ Preshev¸s.
2. T¸ hjek¸ kuot¸n p¸r regjistrimin e Studentëve nga Lugina e Preshev¸s n¸ Universitetet Publike në Kosovë.
3. N¸ bisedimet në Bruksel me Republik¸n e Serbis¸ të vendos¸ reciprocitet p¸r ç¸shtjet e njejta n¸ raport me shqiptar¸t n¸ Lugin¸n e Preshev¸s dhe komunitetit serb ne Kosov¸.
4. T¸ k¸rkoi nga Republika e Serbis¸ njohjen e Diplomave t¸ l¸shuara nga Universitetet Publike t¸ Republik¸s s¸ Kosov¸s.
5. T¸ mb¸shtesë programet p¸r Rini p¸r Lugin¸ t¸ Preshev¸s.
6. T¸ b¸j¸ funksionalizimin e Maternitetit.

Ministri i Arsimit, Arsim bajrami, ka raportuar për atë se çka bërë Ministria e Arsimit për mësimin shqip në Luginën e Preshevës ( për 15 shkolla fillore dhe katër shkollave të mesme). Ai ka pohuar se mungojnë tekste në gjuhën shqipe, mungojnë edhe mjete të konkretizimit. Nga 1 shtatori nxënësit shqiptarë nga lugina e Preshevës dot ‘i kenë librat falas nga Kosova, ka premtuar ministri.

Në fund të majit do ta vizitoj Luginën dhe do të takohem me drejtues komunash dhe shkollash, ka premtuar Bajrami, i cili ka pohuar se do të angazhohet për reciprocitet sa i përket njohjes së diplomave , si dhe për regjistrim të studentëve nga Lugina në universitetet publike të Kosovës, sidomos në atë të Gjilanit.

Në vazhdim shefat e gupeve parlamentare kanë shprehur qëndrimet e subjekteve të tyre.
Nezior Çoçaj ka theksuar se GP i PDK e përkrah mocionin përmbajtjesor të te propozuar nga deputeti Hasani, si dhe i mbështet rekomandimet e paraqitura. "Pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është e rëndë, përkundër asaj që komuniteti serb në Kosovë i gëzon te gjitha te drejtat konform standardeve dhe kritereve te shteteve evropiane, ka thënë Çoçaj duke kërkuar që trajtimi i shqiptareve atje, të jete i njëjtë me trajtimin e serbeve këtu.

Sali Morina ( LDK),ka theksuar se tash e pesë vjet funksionon Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i cili merret edhe me çështjen e mësimit shqip. Ai tutje ka folur për vështirësitë e mësimit shqip, sidomos mungesën totale të librave shqip për shkollat e mesme dhe përkthimi i keq i shumë prej librave për shkollat fillore.

Ismail Kurteshi (VV), ka theksuar se Komisioni për Arsim është informuar hollësisht për gjendjen e arsimit shqip në Luginë, duk i quajtur shqiptarët e atjeshëm komunitetin më të diskriminuar në Evropë. Serbia nuk i njeh as diplomat e shkollave të mesme e as dëftesat e shkollave fillore të fituara në Kosovë, ka thënë ai, duke specifikuar argumente të shumta për këtë diskriminim.

Teuta Haxhiu (AAK), ka spikatur se si anëtare e Komisionit dhe si nënshkruese e kërkesës i mbështet thellësisht të gjitha rekomandimet. Ajo ka pohuar se nuk lejohen nxënësit shqiptarë të mësojnë nga librat në gjuhën e tyre amtare.
Valdete Bajrami ( NISMA), ka pohuar se shqiptarët janë të diskriminuar në sektorin parashkollor, fillor dhe parauniversitar, kurse arsim universitar nuk ka fare, ka thënë ajo. Asgjë nuk mësohet për kulturën ,artin, historinë dhe traditën shqiptare,ka spikatur ajo, duke kërkuar që të ndihmohen publikimet shqip atje, si dhe shoqëritë kulturore.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, ka vlerësuar debatin e sotëm të përqendruar tek çështja e arsimit dhe jo duke përgjithësuar çështje e tema të shumta, si në të kaluarën. Ai është angazhuar që para dërgimit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës, më parë duhen siguruar programet adapte shkollore.

Në debatin e gjerë që është zhvilluar në Kuvend për këtë çështje, deputetët të shumtë kanë dhënë kontributin e tyre, duke shfaqur ide për realizimin sa më të suksesshëm të së drejtës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për shkollë, për punë, për dije e për jetë. Që të gjithë janë angazhuar që institucionet e Kosovës, sidomos Qeveria të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për sendërtimin e të drejtave të shqiptarëve, sidomos të mësimit në gjuhën amtare.

Në vijim, deputetët kanë shqyrtuar dhe përkrahur Raportin e Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2014, si dhe Raportin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2014.

Kuvendi vazhdon punimet gjatë ditës së enjte, duke filluar nga ora 10:00.

 

 

Nga vazhdimi i dytë i seancës plenareNga vazhdimi i dytë i seancës plenareNga vazhdimi i dytë i seancës plenare