Lajmet e fundit

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim u takuan me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë z. Schlumberger

E Mërkure, 06.05.2015




Anëtarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim u takuan me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë z. Jean Claude Schlumberger

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë z. Jean Claude Schlumberger, u falënderua për pritjen që i bënë anëtarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Ai tha se OSBE-ja në Kosovë që nga formimi i këtij komisioni, ka ofruar ndihmë gjithëpërfshirëse në pajtim me mandatin që ka në Kosovë

Në vazhdim z. Schlumberger tha se OSBE-ja në Kosovë deri më tani ka organizuar tri punëtori anëtarët e Komisionit dhe deri në fund të këtij viti ka ndërmend të organizojë edhe gjashtë punëtori me anëtarët e Komisionit. Në të njëjtën kohë ekspertët e OSBE-së në Kosovë do u ndihmojnë grupeve të punës që të mbikëqyrin implementimin e Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe, Ligjin për qendrën historike të Prizrenit, Ligjin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, Ligjin për shërbimin civil, Ligji për vetëqeverisjen lokale dhe Ligji për financat lokale. Në fund, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z Zhan Klod Shlumberger, theksoi se OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë të japë kontributin e saj të madh për demokratizimin e shoqërisë në Kosovë, për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës si dhe ndihmën e anëtarëve të Komisionit


Anëtarët e komisionit nga ambasadori i OSBE-së në Kosovë , z. Jean Claude Schlumberger, kërkuan edhe në të ardhmen OSBE-ja në Kosovë, të ofrojë ndihmë për Komisionin, kryesisht ndihmën e ekspertëve për grupet e punës që do të mbikëqyrin implementimin e disa ligjeve, organizimin e vizitave në regjione për t u njohur me punën dhe veprimtarinë e komisioneve si dhe përvojën në shumë sfera të cilat i përkasin punës dhe veprimtarisë së Komisionit.

 

 

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim u takuan me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë z. Schlumberger