Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 29.04.2015




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesoi z. Sasha Milosavleviq, kryetar i Komisionit, zhvilloi një takim ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte caktimi i grupeve të punës për të parë zbatimin e ligjeve sipas Planit të punës së Komisionit për vitin 2015.


Në mbledhje pos anëtarëve të Komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e OSBE-së dhe Këshillit Konsultativ të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në fillim të mbledhjes së Komisionit, kryetari, z. Sasha Milosavleviq, përveç tjerash theksoi se sipas Planit të punës të Komisionit për vitin 2015. është paraparë mbikëqyrja e implementimit i gjashtë ligjeve, dhe atë: Ligji për Hoqën e Madhe, Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, Ligji për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, Ligji për shërbimin civil, Ligji për vetëqeverisje lokale, si dhe Ligjin për financimet lokale.

Pas një diskutimi të gjithanshëm lidhur me pikën e rendit të ditës, anëtaret e Komisionit caktuan grupet e punës për të monitoruar zbatimin e pesë ligjeve ( Ligjin për fshatin Hoçë e Madhe, Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, Ligjin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, Ligji për shërbimin civil, Ligjin për vetëqeverisje lokale) dhe për mbikëqyrjen e ligjit të gjashtë - Ligji për financat lokale, do të formojmë një grup punues.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim