Lajmet e fundit

Kryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë Përkujtimore, të organizuar për nder të Ditës së Dëshmorëve të Kombit

E Marte, 05.05.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në Akademinë Përkujtimore, e cila u organizua nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në shënim të 5 Majit - Ditës së Dëshmorëve të Kombit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, kryeparlamentari Veseli këtë ditë e konsideroi moment kujtimi për të pavdekshmit, dëshmorët e kombit, të cilët sakrifikuan për lirinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Kreu i Kuvendit tha se në këtë ditë është rast i mirë që të kujtohen edhe përkrahësit dhe miqtë, që ndihmuan në situatat jetike të popullit tonë.

"Parësore për neve sot është mirëqenia e qytetarëve, zvogëlimi i papunësisë, rritja e përgjegjësisë që jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe rinisë tonë, ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit. Të jetojnë, punojnë dhe zhvillohen të lirë, në vendin e vet", theksoi kryetari Veseli. Ai shtoi se ndërtimi i institucioneve të shtetit, integrimet veri-atlantike dhe zhvillimi ekonomik, janë mesazhi më i mirë se po jetësohet ëndrra e dëshmorëve.

Kryeparlamentari Veseli shtoi se zotimi i institucioneve të Kosovës për shtet ligjor, shtet që përjetëson amanetin e dëshmorëve, bëhet edhe më me peshë, sepse i detyrohen asaj sakrifice të shenjtë, sakrificës madhore për atdhe.

"Duke kujtuar dëshmorët dhe jetën e tyre, sot, ne i bëjmë shërbim fëmijëve tanë, rinisë sonë, që të mos lejojnë t'u cenohet e drejta për liri, e drejta për jetë me dinjitet, e drejta për të njohur të kaluarën tonë, dhe të ardhmen që po e ndërtojmë, për të gjithë qytetarët e vendit. Populli që harron historinë e vet, është i dënuar ta përsëris atë. Liria e meriton çdo sakrificë. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Dëshmorët e Kombit. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit", tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.

Në këtë Akademi, kryetari Veseli u nderua nga organizatorët me mirënjohje, me motivacionin - Ndihmesë në udhëheqjen e luftës së UÇK-së.

Pjesëmarrës në këtë Akademi ishin familjarë të dëshmorëve, ish-drejtues dhe pjesëtarë të UÇK-së, deputetë dhe bartës të tjerë të përgjegjësive institucionale të vendit, si dhe studiuesi Shaban Sinani e historiani Pëllumb Xhufi, të cilët gjithashtu u nderuan me mirënjohje.

Mirënjohje post mortum iu dhanë edhe personaliteteve Xhavit Haziri dhe Xhafer Istrefi.

 

Kryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë Përkujtimore, të organizuar për nder të Ditës së Dëshmorëve të KombitKryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë Përkujtimore, të organizuar për nder të Ditës së Dëshmorëve të KombitKryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë Përkujtimore, të organizuar për nder të Ditës së Dëshmorëve të KombitKryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë Përkujtimore, të organizuar për nder të Ditës së Dëshmorëve të Kombit