Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Marte, 05.05.2015




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i komisionit , Daut Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Misionit të OSBE në Kosovë, z. Jean- Claude Schlumberger.


Fillimisht kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj falënderoi ambasadorin Schlumberger për përkrahjen e dhënë nga OSBE-ja dhe për avancimin e shumë proceseve, ndërkaq ka njoftuar atë në detaje për fushëveprimtarinë e Komisionit dhe për aktivitetet e ndërmarra të komisionit gjatë këtij viti.


Z.Schlumberger duke folur për bashkëpunimin e OSBE-së me Komisionin, shpalosi aktivitetet e parapara për këtë vit drejt mbështjetjes së Komisionit nga OSBE, ndërkaq tha se OSBE-ja do të vazhdojë përkrahjen në fushën e mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së ligjeve në sektorin e sigurisë, si dhe në mbështetje të procesit të hartimit të dokumenteve në këtë sektor.


Anëtarët e Komisionit gjatë diskutimit shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga OSBE-ja, duke kërkuar vazhdimësi të bashkëpunuimit, me theks të veçantë në fushën e shqyrtimit të ligjeve dhe në aspektin e përfaqësimit të Kosovës në nivel rajonal.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së