Lajmet e fundit

Sahatqija priti sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet

E Hënë, 04.05.2015




Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovës, znj Maryse Daviet. Me këtë rast, Sahatqija duke i uruar mirëseardhje ambasadores franceze e njoftoi atë fillimisht për punën e Komisionit.


Në vijim të takimit u diskutua për procesin integrues në të cilin po kalon Kosova, procesin e anëtarësimit dhe sfidat e Republikës së Kosovës në organizatat rajonale dhe regjionale, për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, për procesin e liberalizimit të vizave si dhe për kontributin e këtij Komisioni në diplomacinë parlamentare.


Po ashtu, Sahatqija e njoftoi ambasadoren franceze edhe për takimin ndër-parlamentar që u mbajt në Strasburg.
Gjithashtu, u diskutua edhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy vendeve, me theks të veçantë mes komisioneve homologe.