Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Enjte, 30.04.2015




Hartimi i planit të veprimit për monitorimin e ligjeve, sipas planit të punës së Komisionit, ishte temë kryesore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit. Përkitazi me këtë u formuan tri grupe punuese , të cilat do të monitorojnë zbatimin e Ligjit për kufijtë administrativ, Ligjit për OJQ-ët dhe Ligjit për Administratën shtetërore. Në mbledhje u vendos që ky Komision të mbajë edhe një tryezë, në të cilën do të shqyrtohet zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë.

 Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media