Lajmet e fundit
Muhamet Mustafa priti ambasadoren e Republikës së Turqisë, znj. Songul Ozan
E Mërkure, 29.04.2015
Kryetari i Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri,Muhamet Mustafa, priti sot në një takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin dhe nxitjen e investimeve dhe marrëdhënieve tregtare, në funksion të këmbimit të përvojave, si dhe të zhvillimit të eksportit dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.
Për këtë qëllim, do të thellohet bashkëpunimi i dy vendeve edhe në nivel të komisioneve përkatëse parlamentare.