Lajmet e fundit
Kryetari Veseli fillon sot takimet në Strasburg
E Mërkure, 29.04.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe delegacioni që ai drejton, sot në Strasburg fillon takimet me drejtues të lartë të Parlamentit Evropian, ndërkaq, në orët e pasdites zhvillon punimet sesioni i parë i Takimit të shtatë ndërparlamentar Parlamenti Evropian-Kosova.
Delegacioni parlamentar i prirë nga kryetari Veseli, në përbërje të të cilit është edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, do të zhvillojë një takim të veçantë me kryesuesin e Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën, Tonino Picula, ndërsa më pas do të takohet me nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek dhe përfaqësues të tjerë të PE-së.
Ndërkohë, pritet të fillojë takimi ndërpalamentar dyditor, i cili do të bashkëkryesohet nga kryeparlamentari Veseli dhe z. Picula. Në takim do të diskutohet për tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe perspektivën evropiane të saj.