Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport
E Mërkure, 29.04.2015
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi në parim Projektligjin për Trashëgiminë Kulturore. Anëtarët e Komisionit vlerësuan rëndësinë e këtij Projektligji, duke theksuar se është i nevojshëm organizimi i një dëgjimi publik, në mënyrë që të jepen vërejtje e sugjerime që do të begatonin edhe më përmbajtjen e këtij Projektligji shumë të rëndësishëm. Të gjitha anëtarët e Komisionit theksuan se angazhohen për një ligj sa më të mirë me anë të propozimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të nevojshme. Komisioni njëzëri përkrahu procedimin e këtij Projektligji për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.