Lajmet e fundit
Deputetet Osmani dhe Kadaj-Bujupi marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Parlamentare në Kroaci
E Premte, 24.04.2015
Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Donika Kadaj-Bujupi do të marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Parlamentare me temën : Bashkëpunimi për Rritjen Ekonomike dhe Sigurinë e Energjisë në Evropën Juglindore, që do të mbahet në Cavat të Kroacicë, më 25-26 prill 2015. Temë diskutimi në këtë konferencë do të jetë zhvillimi ekonomik dhe siguria e energjisë në Evropën Juglindore.