Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
E Mërkure, 22.04.2015
Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore, ishte temë diskutimi e mbledhjes së sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit. Me këtë Projektligj rregullohen mënyra e organizimit, përmbajtja, kushtet dhe procedurat e maturës shtetërore. Në mbledhje u tha se priten vërejtje dhe sugjerime nga subjekte të ndryshme, mirëpo Projektligji duhet të jetë në funksion dhe në pajtim me kushtet e vendit tonë.