Lajmet e fundit
Tre deputetë të Kosovës marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
E Marte, 21.04.2015
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti dhe Sabri Hamiti, si dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes,Glauk Konjufca, është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të Dytë të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës, i cili ka filluar më 20 prill , ndërsa do të zgjasë deri më 24 prill 2015.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pos pjesëmarrjes në punimet e sesionit, është duke marrë pjesë edhe në mbledhje të komisioneve parlamentare të Këshillit të Evropës, si: Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci, Komisionin për Çështje Ligjore dhe Drejtat e Njeriut, Komisionin për Migrim, Refugjat dhe Persona të Zhvendosur.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në vazhdën e takimeve bilaterale, sot është takuar me përfaqësues të delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës. Me këtë rast delegacioni i Maqedonisë premtoi mbështetjen për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Pasdite delegacioni i Kosoves do të takohet me përfaqësues të delegacionit të Kroacisë në Këshillin e Evropës,ndërsa në ditët në vijim, do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të delegacionit të Francës, Sllovenisë, etj.