Lajmet e fundit

Kryetari Veseli priti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

E Premte, 17.04.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovës dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Duke e uruar ambasadorin Markusz për detyrën e re në krye të misionit diplomatik hungarez në Kosovë, kreu i Kuvendit të Kosovës vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Hungarisë për Kosovën në shumë fusha, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Ambasadori hungarez i konfirmoi kryetarit Veseli përkushtimin e tij dhe të qeverisë që ai përfaqëson, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën, veçanërisht në kuadër të Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se midis Kosovës dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira, por u shtrua nevoja që bashkëpunimi ekonomik të intensifikohet. Në kuadër të kësaj, u shtruan mundësitë për rritjen e investimeve hungareze në vendin tonë.

 

 

Kryetari Veseli priti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo MarkuszKryetari Veseli priti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo MarkuszKryetari Veseli priti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz