Lajmet e fundit

Kryetari Veseli mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit

E Premte, 17.04.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori sot pjesë në ceremoninë e rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit, të vrarë dhe zhdukur në vitin 1999. Kryeparlamentari Veseli shprehu dhembjen dhe solidaritetin me familjarët e martirëve, të cilëve iu kthyen më të dashurit e tyre pas 16 vjetëve.

Lidhur me këtë rast, në faqen e tij në facebook, kryetari Veseli ka vlerësuar se Kosova, 16 vite më parë, po përjetonte dramën më të rëndë në historinë e saj, gjenocidin, të cilin përgjatë një shekulli e projektuan qeveritë e ndryshme të nacionalizmit ekstremist serb.

"Por, Kosova mbijetoi dhe sot kur jemi të lirë duhet të mos harrojmë për asnjë moment çmimin që është dashur të paguajmë për lirinë tonë. Nderimi më i madh për të rënët tanë është që sot të mos e keqpërdorim lirinë", ka theksuar kryetari i Kuvendit.

 

Kryetari Veseli mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të DrenasitKryetari Veseli mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të DrenasitKryetari Veseli mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të DrenasitKryetari Veseli mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit