Lajmet e fundit

Projekti i GIZ-it "Mbështetje Integrimit Evropian" ndihmon Bibliotekën e Kuvendit të Kosovës

E Enjte, 16.04.2015




Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka pranuar sot një donacion të rëndësishëm nga projekti përkrahës i Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH "përkrahje për procesin e integrimit evropian të Kosovës", projekt i financuar nga qeveria Gjermane. Donacioni gjerman , të cilin e ka dorëzuar përfaqësuesja e projektit të GIZ për integrime evropiane znj. Kristin Nawrath , përmban 33 tituj librash eminent, përmbajtja e të cilave lidhet me BE-në dhe integrimet evropiane.


Po ashtu, projekti i GIZ-it "Mbështetje Integrimit Evropian" dhe projekti "Reforma e financave publike", ka financuar abonimin online në një nga databasa-t e burimeve ligjore, përmes të cilës deputetet dhe stafi i Administratës së Kuvendit do të kenë qasje online në: libra, gazeta akademike, revista, raporte, të cilat ofrojnë informacion mbi legjislacionin evropian dhe më gjerë.


Me këta tituj të ri dhe me qasjen në bibliotekën online, Kuvendi i Kosovës u'a shton mundësinë deputeteve dhe stafit të Kuvendit t'i qasen edhe mijëra titujve tjerë akademik. Ne ketë mënyre biblioteka e Kuvendit të Kosovës i bashkëngjitet bibliotekave simotra të kuvendeve rajonale dhe Evropiane.

 

Qeverise Gjermane ndihmon Bibliotekën e Kuvendit të Kosovës Qeverise Gjermane ndihmon Bibliotekën e Kuvendit të Kosovës