Lajmet e fundit
Kryetari Veseli merr vendim për heqjen e rrethojes së hekurt të Kuvendit të Kosovës
E Enjte, 16.04.2015
Sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë vendim për heqjen e rrethojes së hekurt të Kuvendit të Kosovës, e mbetur nga koha e administrimit të UNMIK-ut.
Ky vendim është marrë në vazhdimësinë e hapave të ndërmarra nga kryetari Veseli për hapjen e insistitucionit më të lartë të vendit -Kuvendit të Kosovës. Kjo hapje është në funksion të transparencës ndaj publikut dhe qytetarëve.