Lajmet e fundit
Sot vjen për vizitë në Kosovë e Komisionit Parlamentar për Edukim i Shqipërisë
E Enjte, 16.04.2015
Gjatë dy ditëve të ardhshme ( më 17 dhe 18 Prill 2015) delegacioni parlamentar nga Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do të ketë takim me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, me ministrin për Arsim të Qeverisë së Kosovës, do të vizitojë institucione shkollore dhe shkencore të Kosovës, si dhe objekte të rëndësishme historike.
I. Përbërja e delegacionit parlamentar nga Shqipëria:
1. Z. Genc POLLO (PD), kryetar i Komisionit
2. Z. Alfred PEZA(PS), anëtar i Komisionit
3. Z. Musa ULQINI (PS), anëtar i Komisionit
4. Z. Fatmir TOCI (PS), anëtar i Komisionit
5. Z. Myqerem TAFAJ (PD),anëtar i Komisionit
6. Z. Luciano BOCI (PD), anëtar i Komisionit
7. Z. Agron CELA (LSI), anëtar i Komisionit
8. z. Muhamet Bela, këshilltar i Komisionit
9. z. Gazmend Bici, këshilltar i Komisionit
Nga agjenda e takimeve:
E premte, më 17 prill 2015
09:55 - 10:55 Takim me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla S1
Mediat: pamje nga takimi
11:00 - 11:15 Konferencë e përbashkët për shtyp
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla S1
14:30 - 15:00 Vizitë në Shkollën fillore "Dardania" në Prishtinë
15:15 - 16:00 Takim në Institutin Albanologjik të Prishtinës
E shtunë, 18 prill 2015
10:00 - 11:00 Vizitë Kompleksit Memorial "Adem Jashari" dhe familjes Jashari, në Prekaz
12:00 - 13:00 Vizitë Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit