Lajmet e fundit
Përfundoi afati i konkursit për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës
E Mërkure, 15.04.2015
Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i konkursit për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 15 kandidatë: Emrush Kastrati, Rafet Haxhaj, Makifete Saliuka, Emine Mustafa, Hashim Çollaku, Ramadan Gashi, Veton Vula, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Musa Dragusha, Imer Berisha, Hava Ismajli, Gresa Cakaj - Nimani, Zef Prenrecaj dhe Remzije Istrefi - Peci.
Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.