Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Mërkure, 15.04.2015
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Nait Hasani, kryetar i komisionit, diskutoi për çështjen e diplomave në Universitetin e Pejës, ku dyshohet se janë lëshuar një numër i madh i diplomave false.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka sqaruar se në periudhën 1999-2000, sipas të dhënave të cilat i ka siguruar Inspektorati i Arsimit, në këtë universitet janë regjistruar rreth 522 studentë në mënyrë të parregullt (jashtë afatit të paraparë më ligj). "Nuk kemi të bëjmë më diploma false, por me regjistrime të parregullta. Ndërsa, sa i përket diplomave, Inspektorati ka gjetur se 14 diploma janë dhënë në mënyrë të parregullt", theksoi ministri i Arsimit.
Në vijim, Bajrami shprehu gatishmërinë e tij dhe stafit për bashkëpunimin me komisionin rreth Ligjit për Provimin e Maturës Shtetërore, ndërsa shtoi se reformimi i këtij ligji parasheh që nxënësit nga pragu i kalueshmërisë të kalojnë në pragun e arritshmërisë, sikurse ndodh në çdo vend tjetër të Evropës.
Më tej, komisioni diskutoi edhe me lidhur e agjendën e vizitës së komisionit homolog nga Kuvendi i Shqipërisë, nga data 16 deri 18 prill 2015. Komisioni po ashtu formoi disa grupe punues për monitorimin e zbatimit të ligjeve.