Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli uron Peshkopin Teodosie dhe të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve

E Shtune, 11.04.2015





Me rastin e festës së Pashkëve ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Peshkopin Teodosie dhe të gjithë qytetarët e besimit ortodoks të Republikës së Kosovës.

"Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të komunitetit ortodoks në Kosovës, ua uroj festën e Pashkëve.

Në simbolikën e ringjalles së Krishtit, ne gjithmonë gjejmë mesazhet e fuqishme morale që na forcojnë besimin në triumfin e të mirës mbi të keqen, të drejtësisë mbi arrogancën dhe krimin.

Është pikërisht ky besim, i cili na jep motiv dhe energji që të punojmë pa u lodhur për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të vendit tonë të dashur. Gëzuar!", thuhet në urimin e kryetarit Veseli.

 

Kryeparlamentari Veseli uron Peshkopin Teodosie dhe të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve