Lajmet e fundit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë

E Mërkure, 08.04.2015




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën, Shkëlzen Sopjani, inspektor i përgjithshëm i AKI-së, njoftoi për punën, të arriturat dhe sfidat e këtij agjencioni.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për realizimin e Planit të Punës së Komisionit për tremujorin e këtij viti.

Kryetari i komisionit, Haxhi Shala, duke paraqitur angazhimet e deritashme të komisionit, tha se agjenda e paraparë, është përmbushur pothuajse në tërësi.
Ngjashëm vlerësuan edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

 

 

 Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë