Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Marte, 07.04.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi peticionin e nënshkruar nga qytetarët, me anë të të cilit kërkohet zbardhja e fatit të profesor, Ukshin Hoti.
Kryesuesja e grupit punues për shqyrtimin e këtij peticioni, deputetja Mexhide Mjaku- Topalli, gjatë paraqitjes së raportit lidhur me këtë peticion, njoftoi për angazhimet e grupit punues, ndërsa në fund lexoi edhe rekomandimet.
Anëtarët e komisionit, ndërkaq, vendosën që para miratimit të rekomandimeve, në mbledhje të komisionit të ftohet drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërgjaliu.
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe disa peticione të tjera të qytetarëve.