Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 07.04.2015
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Muhamet Mustafa, shqyrtoi Raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vitin 2014.
Për raportin njoftuan anëtarët e bordit të ZRRE-së, Merita Kostari dhe Krenar Bujupi. Ata folën për të arriturat dhe sfidat që kanë, si dhe për planet e ZRRE-së në të ardhmen. Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, vlerësuan se raporti duhet të përmbajë të dhëna më të detajuara për çështje të ndryshme, siç janë: kapacitetet regjeneruese, humbjet në sistemin e shpërndarjes dhe humbjet komerciale, investimet në rrjetin e shpërndarjes, rregullimi i tregut, si dhe faturimi i energjisë elektrike. Anëtarët e komisionit po ashtu u interesuan edhe për kontekstin ndërmjet KEK-ut dhe KEDS-it, e që ka të bëjë me shumën prej 19 milion euro, për të cilat korporata e KEK-ut pretendon se i takojnë.
Lidhur me pyetjet e adresuara, përfaqësuesit e ZRRE-së, ofruan përgjigjet, ndërsa vendimin dhe konkluzionet lidhur me këtë raport, komisioni do ta marrë në një nga mbledhjet e radhës.