Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli uron besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve

E Shtune, 04.04.2015




Me rastin e festës së Pashkëve katolikë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka uruar kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe gjithë besimtarët katolikë në Republikën e Kosovës.


Në telegramin e urimit të kryeparlamentarit Veseli thuhet:

"I nderuari Imzot Dodë Gjergji,


Me rastin e Festës së Pashkëve, me kënaqësi të veçantë, shpreh urimet e mia më të përzemërta për Juve dhe të gjithë besimtarët katolikë në Republikën e Kosovës.


Pashkët simbolizojnë ringjalljen e jetës, përkushtimin, dashurinë dhe sakrificën e njeriut për njeriun dhe Zotin.
Kjo festë na bën të angazhohemi dhe të veprojmë edhe më me përkushtim për realizimin e vlerave tona individuale dhe të përgjithshme për thellimin e mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe paqes ndërmjet njerëzve dhe popujve.


Puna dhe veprat tona të çdoditshme le t'i shërbejnë mirëqenies, besimit dhe dashurisë ndaj njëri tjetrit në Kosovë dhe gjithë botën".

 

Kryerparlamentarti Veseli urton besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve