Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi shefen e zyrës së Këshillit të Evropës, znj. Gallucci

E Mërkure, 01.04.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Isabelle Servoz Gallucci.

Z. Veseli dhe znj. Gallucci biseduan për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përmbushjen e detyrave për anëtarësim. Në këtë drejtim, u tha në takim, janë shënuar hapa pozitivë. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës nënkupton respektimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e ligjit dhe veprimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin e demokracisë.

"Jemi të përkushtuar që të punojmë intensivisht për përmbushjen e detyrimeve tona, qoftë me realizimin e agjendës legjislative, po ashtu edhe me zbatimin e ligjeve që vendit tonë i hapin perspektivë evropiane, aty ku vendi dhe populli ynë e ka vendin", theksoi kryetari Veseli.

Ndërkaq, z. Gallucci deklaroi se ofron mbështetjen e saj në rrugën e integrimeve të vendit tonë, duke potencuar se Kosova ka shënuar progres në këtë proces, përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohet. Vlerat e Këshillit të Evropës janë vlera të dëshmuara, duke mirëpritur përfundimin e procedurave që Kosova së shpejti t'i bashkëngjitet këtij këshilli, si anëtare e rregullt e tij.

Në sesionet e rregullta të Këshillit të Evropës në Strasburg si dhe në mbledhjet e komisioneve të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Kosova përfaqësohet me delegacionet e përbëra nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

 

Kryetari Veseli takoi shefen e zyrës së Këshillit të Evropës, znj. GallucciKryetari Veseli takoi shefen e zyrës së Këshillit të Evropës, znj. GallucciKryetari Veseli takoi shefen e zyrës së Këshillit të Evropës, znj. Gallucci