Lajmet e fundit
Deputetët Pajaziti dhe Rashiq marrin pjesë në Seminarin Rose-Roth në Beograd
E Marte, 31.03.2015
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga deputetët: Zenun Pajaziti dhe Nenad Rashiq , po marrin pjesë në Seminarin Rose-Roth, të 88-të, në Beograd, të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-së.
Kuvendi i Republikës së Kosovës në aktivitet e AP të NATO-së ftohet në cilësinë e vëzhguesit, status ky i fituar që nga qershori i vitit 2014.
Seminari me temë "Serbia, Ballkani Perëndimor, dhe Komuniteti Euro-Atlantik", filloi me 31 mars dhe do të mbarojë më 2 pill 2015.
Gjatë seminarin do të diskutohen pika të ndryshme me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin Euro-Altantik, bashkëpunimin rajonal, lutën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vlen të theksohet se të enjten më ë 2 prill, pikë e rendit të ditës e seminarit do të jetë :"Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës: Rruga Përpara".