Lajmet e fundit
Përmbyllet edicioni IV i Javës së Gruas
E Premte, 27.03.2015
Nën drejtimin e deputetes, Blerta Deliu - Kodra, sot, në ditën e pestë të "Javës së Gruas", u mbajt seanca e fundit me temën: Rehabilitimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Znj. Deliu theksoi se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të trajtohen me ligj dhe dinjitet. Ajo shprehu kënaqësinë që Kuvendi ka aprovuar ligjin i cili kësaj kategorie i jep të gjitha privilegjet, si pjesëtarëve tjerë në luftë. Po ashtu, presidentja Jahjaga ka formuar Këshillimin Kombëtar për të mbijetuarat e dhunës gjatë luftës. Ky këshill, tashmë ka filluar hartimin e akteve nënligjore për ta vënë në zbatim ligjin.
Kësaj çështjeje i jep përkrahje edhe Ambasada Britanike në Kosovë, theksoi zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Louise Taylor. Për këtë temë folën edhe Jeta Krasniqi , Igballe Rrogova, Feride Rushiti dhe Besim Kajtazi.
Më pastaj, në një ceremoni solemne, deputetja Blerta Deliu - Kodra dhe drejtori i NDI-së në Kosovë, z. Aleksandër Chavarria, ndanë certifikatat për 1000 pjesëmarrëset në trajnimet e "Javës së gruas".
Në emër të certifikuarave u falënderuan znj. Krenare Sopjani, Gordana Llazoviq dhe Burbuqe Bakia- Deva