Lajmet e fundit
Takim i Komisionit për Shëndetësi,Punë dhe Mirëqenie Sociale me kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi
E Premte, 27.03.2015
Komisioni për Shëndetësi,Punë dhe Mirëqenie Sociale, kryesuar nga Flora Brovina, kryetare e Komisionit, pas asaj që u tha në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Kosovës, se janë përjashtuar nga puna kreu i sindikatës së RTK-së dhe zëvendësi i tij, ftoi kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës së Kosovës, z. Basri Ibrahimi, për të kuptuar se a ka qenë Inspektorati i njoftuar lidhur me këtë rast dhe a ka qenë në inspektim në RTK për këtë çështje.
Basri Ibrahimi theksoi se Inspektorati nuk ka qenë i njoftuar për këtë rast nga ana e sindikatës së RTK-ës, ndaj edhe nuk ka qenë në inspektim në këtë institucion.
Komisioni kërkoi nga Inspektorati i Punës së Kosovës të bëjë një raport zyrtar lidhur me këtë çështje.