Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli priti shefin e Misionit të FMN-ës në Kosovë,z. Jacques Alain Miniane
E Enjte, 26.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim shefin e Misionit të FMN-ës në Kosovë,z. Jacques Alain Miniane. Në këtë takim u bisedua për stabilitetin makro-ekonomik të Kosovës, e në këtë kuadër, edhe për nevojën e ruajtjes së disiplinës fiskale, sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar . Në këtë frymë, u theksua se gjatë shqyrtimit të Buxhetit të Kosovës, të bëhet një rishikim i kujdesshëm i projeksioneve për të hyrat buxhetore.
Kryeparlamentari Veseli kërkoi ndihmën e FNN-ës, për reformat ekonomike në vendin tonë, reforma këto që do të stimulonin rritjen e investimeve në sektorin privat. Këto investime gjenerojnë vende të reja pune dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.