Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi drejtorin e Shoqatës ekonomike gjermane-kosovare, Prof. Pfluger

E Mërkure, 25.03.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Drejtorin e shoqatës ekonomike gjermane-kosovare, Prof. Dr. Friedbert Pfluger, me të cilin diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Gjermani-Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, z. Veseli në takim me Prof. Pfluger, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, përkrahjen e vazhdueshme nga Gjermania në aspektin politik dhe humanitar, por në veçanti për rëndësinë e përkrahjes që sot vjen nga Gjermania për projektet kapitale me rëndësi për Kosovën. Z. Veseli foli për prioritetet legjislative, me theks të veçantë përmirësimin e gjendjes ekonomike, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe tërheqjen e investitorëve.

Prof. Pfluger foli për punën e shoqatës të cilës i prin, duke potencuar rëndësinë e misionit të saj, tendencat e vazhdueshme në rritje të bashkëpunimit dhe për të krijuar lehtësira ligjore e rrethana lehtësuese për tërheqjen e investitorëve dhe kapitalit, me fokus të ngritjes së mirëqenies ekonomike dhe interesave të dy vendeve.

"Kosova si vend nuk është i madh por pasuritë e saj janë të mëdha, në vend të parë është faktori njeri. Do të përpiqemi maksimalisht që të krijojmë rrethana ligjore, lehtësira dhe përkrahje për investime në vendin tonë. Hyrja e kapitalit investues gjerman në Kosovë është një qëllim strategjik. Etika gjermane e punës dhe modeli gjerman i zhvillimit ekonomik përbëjnë rrugën më të mirë të ecjes përpara, si për Republikën e Kosovës ashtu edhe për të gjitha vendet e rajonit tonë që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane", theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Skënder Gjakaliu.

 

Kryetari Veseli takoi drejtorin e Shoqatës ekonomike gjermane-kosovare, Prof. PflugerKryetari Veseli takoi drejtorin e Shoqatës ekonomike gjermane-kosovare, Prof. PflugerKryetari Veseli takoi drejtorin e Shoqatës ekonomike gjermane-kosovare, Prof. Pfluger