Lajmet e fundit
Nga takimi i Komisionit për fillimin e procedurës për emërimin e kandidatëve për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
E Mërkure, 25.03.2015
Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, u mbajt sot mbledhja e Komisionit për fillimin e procedurës për emërimin e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Komisioni mori vendim që konkursi për dy (2) kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të publikohet më datën 27 mars 2015, në mediat e shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake dhe turke.
Konkursi do të jetë i hapur njëzetë (20) ditë për aplikantët konkurrues.