Lajmet e fundit

U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të Kosovës

E Mërkure, 25.03.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtori i Agjencionit të Shteteve të Bashkuara Për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), James Hope, nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit dhe USAID-it, lidhur me programin e përkrahjes për hulumtime parlamentare dhe pjesëmarrje politike të qytetarëve.

Drejtori i USAID-it, z. Hope, tha se ky memorandum u bë me iniciativën e kryetarit të Kuvendit, z. Veseli, i cili synon të rrisë transparencën në procesin e ligjvënies në Kosovë. Kjo, sipas tij, do të thotë një pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në punën e Kuvendit.

Duke e konsideruar ditën e sotme të veçantë për Kuvendin, kryetari Veseli tha se asistenca e USAID-it ka për qëllim që duke fuqizuar ekspertizën parlamentare dhe pjesëmarrjen qytetare, të fuqizohet vetë demokracia e re kosovare.

"Këto qëllime janë gjithashtu pjesë e zotimeve të mia për të rritur transparencën parlamentare, si dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë qytetare dhe të shoqërisë civile në punën tonë të përbashkët, për t'i dhënë vendit ligje sa më të mira, që hapin perspektivë të sigurt për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit", theksoi Veseli.

Kryetari i Kuvendit falënderoi edhe shoqërinë civile, me theks të veçantë Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), i cili është pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhe njëherësh konfirmoi zotimin e tij për t'i ofruar qasje të plotë të kësaj organizate në hapësirat dhe punën e Kuvendit.

Përfaqësuesi i KDI-së, Ismet Kryeziu, nga ana e tij, u shpreh i kënaqur me zotimin e kryetarit të Kuvendit për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe Kuvendit, në funksion të avancimit të transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve.

Përmes memorandumit të nënshkruar sot nga kryetari Veseli dhe drejtori Hope, Kuvendi i Kosovës përfiton një mbështetje tejet të çmuar në shumë fusha të punës së legjislativit, si: fuqizimin e kapaciteteve profesionale në kryerjen e analizave kualitative legjislative, përmirësimin e legjislacionit në Kosovë, ofrimin e asistencës teknike për komisionet parlamentare, ku realisht zhvillohet pjesa më e rëndësishme e procesit ligjdhënës dhe përkrahje konkrete në sigurimin e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin e legjislacionit.

 

U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të KosovësU nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të KosovësU nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të KosovësU nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të Kosovës