Lajmet e fundit

Kryetari Veseli ngushëllon familjarët e të vdekurve nga aksidenti ajror në Francë

E Marte, 24.03.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shprehur keqardhjen e thellë për aksidentin ajror që ndodhi sot në Francë, për pasojë të të cilit humbën jetën afër 150 njerëz, dhe njëherësh u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve.

"Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të të vdekurve në aksidentin e rëndë ajror në Francë. Në këtë ditë të rëndë, i bashkohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të këtij aksidenti tragjik", ka thënë kryetari Veseli në ngushëllimin e tij.

 

Kryetari Veseli ngushëllon familjarët e të vdekurve nga aksidenti ajror në Francë