Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 24.03.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Agim Çeku, kryetar i parë i komisionit, u shqyrtuan tri projektligje dhe atë: Projektligji nr. 05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike me amendamentet e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri; Projektligji për mbikëqyrjen elektronike e personave të cilëve u është kufizuar liria e lëvizjes me vendim të Gjyqit apo të panelit për lirim me kusht, nr. O5/L-03, me amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrje të Agjencionit Kundër Korrupsionit, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin të Ligjit nr. 04/L-51 për pengimin e konfliktit të interesit gjatë kryerjes së funksioneve publike me amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencionit Kundër Korrupsionit.

Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit, përkrahën procedimin e mëtejmë të tri projektligjeve që të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

 

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim