Lajmet e fundit
Nesër, nënshkruhet memorandum mirëkuptimi ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të Kosovës
E Marte, 24.03.2015
Të mërkurën, më 25 mars 2015, do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Agjencionit të Shteteve të Bashkuara Për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Kuvendit të Kosovës, lidhur me programin e përkrahjes për hulumtime parlamentare dhe pjesëmarrje politike të qytetarëve.
Memorandumi do të nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it, James Hope.
Vendi: hyrja e kabinetit të kryetarit të Kuvendit
Koha : në orën 13:00