Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 24.03.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e komisionit, Teuta Sahatqija, u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji nr. 05/L-03 për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose të Panelit për Lirim me Kusht, me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.


Në vijim, Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-51 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Me këtë rast, anëtarë të komisionit u dakorduan që të kërkojnë sqarime shtesë nga komisioni funksional lidhur me këtë projektligj.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane