Lajmet e fundit
Nesër fillojnë procedurat për emërimin e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës
E Marte, 24.03.2015
Të mërkurën, më 25 mars 2015, mbahet takimi i parë i Komisionit për fillimin e procedurave për emërimin e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në përbërje:
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Udhëheqësi i secilit grup parlamentar të Kuvendit të RK-së, apo anëtarët e Kuvendit të deleguar prej tyre,
Kryetari i KGjRK-së,
Avokati i Popullit,
Përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe
Përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese.
Vendi: Salla C-301 ( në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës)
Koha : në orën 11:00
Komisioni do të procedojë me këtë rend dite:
1. Emërimi i dy zëvendës-kryesuesve të Komisionit,
2. Marrja e Vendimit për publikimin e thirrjes/ ftesës publike për zgjedhjen e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.