Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...Muhamet Mustafa merr pjesë në një takim të Komitetit të Përgjithshëm për Ekonomi në Sofje

E Shtune, 21.03.2015




Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Fitim Gllareva, ministër këshilltar në Ambasadën e Republikë së Kosovës në Sofje, po merr pjesë në takimin e Komitetit të Përgjithshëm për Ekonomi,Infrastrukturë dhe Energji të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Në këtë takim diskutohet për çështjet e zhvillimit të energjisë dhe efiçiencës energjetike. Me këtë rast, në fjalën e tij, Muhamet Mustafa theksoi se Kosova ka zhvilluar legjislacionin dhe po ndërton politika që brenda një afati të mesëm , të bëhet eksportues i energjisë dhe për t'i kontribuuar bashkëpunimit rajonal dhe evropian për të zvogëluar varësinë nga mungesa e energjisë. Mustafa citoi edhe pjese nga deklarata e Samitit të SEECP në Bukuresht, në korrik të vitit 2014, në të cilin është vendosur që Kosova të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitetet dhe takimet e SEECP, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta.

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...Muhamet Mustafa merr pjesë në një takim të Komitetit të Përgjithshëm për Ekonomi në Sofje Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...Muhamet Mustafa merr pjesë në një takim të Komitetit të Përgjithshëm për Ekonomi në Sofje