Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 18.03.2015




Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale , sot u takuan me delegacionin e Shoqërisë Down Syndrom Kosova, të cilin e kryesoi kryetari i bordit z. Afrim Sahiti dhe anëtaret e kësaj Shoqërie, Sebahate Beqiri dhe Leonora Shabani.

Në këtë takim, z. Afrim Sahiti, duke u falënderuar për pritjen që i bënë anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se sipas përllogaritjes së kësaj Shoqërie, në Kosovë përafërsisht rreth 800 persona janë me sindromin Down. Për çdo vit ky numër shtohet përreth 40 persona . . Kjo është përqindje, nëse merret parasysh që ky numër para luftës ka qenë 8 persona gjatë një viti, të cilët e kanë pasur këtë sindrom.

Në vazhdim të takimit, anëtarët e kësaj Shoqërie thanë se personave të prekur me këtë sindrom u nevojitet mbrojtja institucionale dhe duhet të nxirret një ligj i veçantë, i cili do t i mbronte të drejtat e tyre. Përndryshe, këta persona deri më tani, si në shërbimet shëndetësore, gjithashtu edhe në shërbimet publike nuk gëzojnë trajtim adekuat, kështu që në shumë raste janë refuzohen ose janë të padëshiruar në shoqëri. Më pastaj, anëtarët e Shoqërisë së përmendur më lart theksuan se me Ligj duhet rregulluar që në radhë të parë të rregullohet që nënat të cilat kanë lindur fëmijë me këtë sindrom, duhet te kenë kalojnë kohë më të gjatë në pushim të lehonisë, që me ligj të rregullohet statusi i personit i cili kujdeset për personin i cili ka këtë sindrom, të rregullohet drejta për pension, që në arsim dhe në disa sfera tjera shoqërore rregullohet statusi i këtyre personave.

Në këtë takim, anëtarët e bordit i informuan anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale se kjo Shoqëri e ka një të ashtuquajtur kafiteri - punëtori X-21, ku personat me këtë sindrom kryejnë aktivitete të ndryshme dhe e kanë një punëtori.

Në fund anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale theksuan se janë të gatshëm që të marrin pjesë në hartimin e ligjit për personat të cilët kanë këtë sindrom dhe të bëhet gjithçka që është e mundur që këta persona të kenë trajtim konsekuent në tërë shoqërinë dhe në të gjitha sferat e jetës.


 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale