Lajmet e fundit

Kryekuvendari Veseli takoi kryetarin e EUROLAT-it, Leonel Bucaros

E Mërkure, 18.03.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në mbyllje të punimeve të Asamblesë Evropiano-Amerikano Latine (EUROLAT), zhvilloi një takim me kryetarin e kësaj asambleje, Leonel Bucaros.
Kryetari Veseli ka falënderuar z. Bucaros për ftesën dhe e informoi atë për zhvillimet politike të brendshme dhe të jashtme të Kosovës.
Z. Bucaros në takim me kryekuvendarin Veseli theksoi se ai ishte në dijeni dhe kishte mirëkuptim për sfidat e Kosovës, sepse dikur ka qenë përfaqësues diplomatik i Salvadorit dhe e njihte mirë se çfarë do të thotë të mbrosh interesat e një vendi të vogël që sapo ka dalë nga një konflikt.
Bashkëbiseduesit folën edhe për idenë e krijimit të një grupi parlamentar të miqësisë midis Kuvendit të Kosovës dhe EUROLAT-it.
Ideja e krijimit të këtij grupi të përbashkët parlamentar u mirëprit nga z. Bucaros dhe pranoi me kënaqësi që të ndërmarrë hedhjen e hapave të duhur për realizimin sa më shpejt të kësaj ideje.